Ramadan Ramadani

Ramadan Ramadani u lind më 10 maj të vitit 1993 në vendbanim Radushë të Komunës së Sarajit. Rrjedh nga një familje bujare dhe besnike. Shkollën fillore e kreu në vendëlindje në vendbanimin Radushë në shkollën"Faik Konica'. Pas përfundimit të shkollës fillore ai iu drejtua bankave të Shkollës së mesme ekonomike në qytetin e Shkupit, nga periudha 2008 deri në qershorë të vitit 2012.Me mbështetjen familjare dhe disa miqve, autori vazhdoi me studimet në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Image Description

Nga viti 2012 deri në vitin 2016 i kreu studimet deridiplomike 4 vjeçare  pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në drejtimin Administratë Publike dhe Shkenca Politike. Më pas filloi një sfidë të re, u punësua në Institucionin Korrektues Ndëshkues "Idrizove" me kohë të caktuar pune. Nga këtu fitoi disa njohuri dhe përvoja të reja në këtë institucion. Pasi mbaroi edhe këtë përvojë, ai do ta filloj një tjetër rrugëtim drejt një institucioni tjetër të punës dhe do të punësohet pranë Komunës së Sarajit. Njëkohesisht do të niset tu rikthehet përsëri hapësirave universitare dhe po në të njëjtin  fakultet do t'i regjistroj; edhe studimet e magjistraturës në drejtimin  Diplomaci publike ku edhe mori titullin Magjistër i Diplomacisë Publike. Nga përfundimi i këtij cikli të studimeve autori ende vazhdon të punoj dhe veproj në Komunën e Sarajit, por gjithsesi se nuk do të ndalet vetëm me kaq. Gjatë kësaj periudhe i lindi ideja që ti pasurojë edhe më shumë aftësitë e tij dhe të zgjerojë horizontin e dijes dhe guximit. Nga këtu me mbështetjen e prindërve, xhaxhait të tij, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili githmonë i ka qëndruar besnik çdo fillimi të çfarëdo iniciative qoftë ajo, vëllait të tij, i cili jeton dhe vepron ne Gjermani, miqve, familjarëve tjerë, përgatiti botimin e parë shkencor.